U gjet i vdekur nga "loja erotike" në hotelin në Fiernece, 40 vjeçari ish-sportist i njohur, ja çfarë u gjet në dhomë
Ish-ylli i rugbit Ricky Bibey, 40 vjeç, është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit me katër yje, bashkë me një grua 43-vjeçare të plagosur rëndë.
Ish-sportisti, i cili u tërhoq nga loja në vitin 2012, vdiq dje në mëngjes.
40-vjeçari bëri 215 paraqitje për pesë skuadra të ligës së regbit, duke përfshirë tre qëndrime në klubin e qytetit të lindjes, Leigh Centurions.
Bibey u identifikua nga policia, sipas gazetës lokale La Nazione.
Mësohet se ai ka mbërritur në qytetin piktoresk me një grua të premten mbrëma dhe ata u kthyen në Hotel Continental të gëzuar e në humor rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës.
Gruaja mësohet se është gjetur e gjakosur dhe e mavijosur përpara se të dërgohej në spital.
Sot, burime policore në Firence i thanë MailOnline se shpresonin ta merrnin në pyetje gruan këtë mbrëmje ose maksimumi nesër në mëngjes.
Një burim i brendshëm tha: 'Ajo po shërohet, por është ende e qetësuar, kështu që ne jemi duke pritur për të vazhduar nga stafi mjekësor në spital.
Mediat italiane kanë raportuar se nga dhoma e katit të parë të çiftit është gjetur një ‘lloj shkop’ si dhe ‘objekte të tjera’.
Burimi shtoi: "Natyrisht se sendet janë marrë nga dhoma si çdo hetim dhe janë marrë fotografi dhe video, por për momentin ne nuk po bëjmë të ditur se çfarë saktësisht."
Një burim në hotel tha: “Janë dëgjuar zhurma që vinin nga dhoma dhe më pas një shërbëtore e dhomës pa gruan të dilte gjysmë e zhveshur, me gjak mbi të dhe duke bërtitur për ndihmë.
“Burri ishte në dysheme dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ai u deklarua i vdekur në vendngjarje."
