Ukraina ndalon muzikën dhe librat nga Rusia
Luajtja e muzikës ruse në vende publike dhe futja e sasive të mëdha librash nga Rusia dhe Bjellorusia, ndalohet tani në Ukrainë me ligj.
Ndalimi i vendosur nga Parlamenti në Kiev përfshin "produktet e artistëve ose autorëve që janë ose kanë qenë qytetarë të shteteve agresore”.
Përveç kësaj, interpretuesit përkatës nuk lejohen më të japin shfaqje në Ukrainë. Moderatori ukrainas i televizionit dhe producenti, Ihor Kondratjuk, pati mbledhur që para fillimit të invazionit të Rusisë mbi 25.000 firma në një peticion për ndalimin e koncerteve të artistëve rusë në Ukrainë. Ai mendon se ligji i ri është një hap logjik për mbrojtjen e vendit.
"Kjo është për mbrojtjen e Ukrainës, njësoj si lufta që bëjnë forcat e armatosura në luftën kundër agresorit. Artistët rusë do të jenë të padëshiruar në Ukrainë, deri sa marrëdhëniet me Rusinë të vendosen në bazë miqësore,” tha Kondratjuk në bisedë me Deutsche Wellen.
Që kur Rusia aneksoi në 2014 Krimin dhe filloi luftën në Donbas, ushtria ruse i pati shfrytëzuar artistët si një lloj pararoje, thotë moderatori.
Po ashtu u aprovua edhe një ligj i ri: Parlamenti ukrainas ka vendosur që të ndalojë futjen dhe shpërndarjen e prodhimeve të shtëpive botuese nga Rusia dhe Bjellorusia, si dhe nga territoret e pushtuara të Ukrainës.
Këtu bëhet fjalë për librat që shkruhen në këto territore, por edhe për veprat e autorëve, që janë qytetarë rusë. Përjashtim bëjnë librat që janë botuar para pushtimit.
Letërsia që botohet në gjuhën ruse në vende të tjera, vazhdon të lejohet të hyjë në Ukrainë, nëse ka marrë lejen për këtë gjë. Sipas ligjit një Këshill ekspertësh do të kontrollojë më parë tekstet, nëse ato përmbanjnë propagandë anti-ukrainase.
Po ashtu në Ukrainë nuk lejohet të shtypen më libra autorësh, që kanë pasur ose kanë një pasaportë ruse. "Edhe kjo është natyrisht reaksion i një shoqërie në luftë.
Si "rusët e mirë” edhe "rusët e këqinj” nuk pranohen më në tregun ukrainas të librit, thotë pronari dhe drejtuesi i shtëpisë botuese "Folio", -j, i cili ka dhënë kontributin e vet për përpilimin e ligjit. Ndalimi i shtypjes së librave nuk prek librat në gjuhën ruse, që pritet të publikohen në Ukrainë deri në 1 janar të 2023.
