Firence/ "Loja erotike" shkoi keq, gjendet i vdekur një burrë në hotel, gruaja në gjendje të rëndë
Një burrë britanik është gjetur i vdekur dhe një grua e plagosur rëndë në një hotel italian, pasi një lojë e dyshuar erotike përfundoi tragjikisht.
Burri 40-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i vdekur në dhomën e tij pranë një gruaje 43-vjeçare që mendohej se ishte gruaja e tij e mbuluar me të prera dhe mavijosje, njoftoi policia.
Stafi në Hotel Continentale me katër yje, që gjendet në urën e famshme Ponte Vecchio në qytetin e Firences, thirri policinë pasi gruaja i kërkoi ndihmë një shërbëtoreje.
Stafi vrapoi drejt dhomës menjëherë pas kësaj dhe gruaja u dërgua në spitalin Careggi të qytetit, ku u lajmërua se ishte në një gjendje të rëndë.
Çifti kishte mbërritur në hotel të premten mbrëma dhe alarmi u ngrit mëngjesin e së shtunës.

Një burim policor tha për MailOnline:
“Njerëzit e përfshirë janë të dy britanikë dhe për momentin ne po punojmë në dy teori, një lojë erotike që shkoi keq ose një lloj debati të brendshëm, por mundësia më e madhe është ajo e një loje erotike. Burri u gjet me një sërë prerjesh, mavijosjesh dhe lëndimesh të tjera në trupin e tij dhe po ashtu edhe gruaja, megjithëse ajo ishte lënduar më rëndë.
Në dhomë ka gjak dhe ekipet mjeko-ligjore po punojnë për momentin ndërsa gruaja është dërguar në spital për mjekim,” njoftoi ai.
Hoteli është pak minuta në këmbë nga zemra e qytetit i cili është i popullarizuar nga pushuesit britanikë. Princi Charles dhe ish-kryeministri Tony Blair janë vizitorë të rregullt të tij.
Në guidat e udhëtimit, hoteli prej 350 £ nata përshkruhet si "elegant", me një bar dhe spa në çati dhe është i popullarizuar për ata që kërkojnë të kalojnë muajin e mjaltit apo një fundjavë romantike.
