Motrat vdesin pasi u goditën në shina nga treni, kryebashkiakja: Qyteti është i tronditur

Komuniteti i Ricciones në Itali është ende i tronditur nga vdekja e Alessia dhe Giulia Pisano, dy motrat e moshës 15 dhe 17 vjeç u goditën dhe u vranë nga një tren me shpejtësi të lartë teksa përpiqeshin të kalonin shinat pas një nate të kaluar në një disko.

Ngjarja ndodhi në agimin e së dielës së 31 korrikut.

Ndërkohë, nga stacioni i trenit kryetarja e bashkisë Daniela Angelini tha:

"Qyteti është ende i tronditur, unë vetë ndjej një emocion shumë të fortë duke u rikthyer këtu pas njëzet e katër orësh nga ngjarja. Për një qytet që mirëpret të rinjtë për argëtim dhe për të parë që ata e gjejnë vdekjen pikërisht këtu është plagë e hapur".

Akoma nuk janë zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje që kanë çuar në gjestin ekstrem të të dy motrave.

“Kam frikë se do ta çojnë këtë sekret në varrin e tyre dhe askush nuk do ta dijë kurrë, por po bëhen hetime dhe do të dëgjohen dëshmitë e ndryshme”. – shtoi kryebashkiakja.

Një dëshmitar në vendngjarje tha se ato ishin ulur në shina kur treni mbërriti me shpejtësi të plotë dhe i goditi të dyja.

"Dëgjova një zhurmë, një shpërthim, sikur të ishte një bombë. Të shohësh dy trupa të zhduken kështu, është vërtet rrëqethëse".

Motrat vdesin pasi u goditën në shina nga treni, kryebashkiakja: