Vritet Udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, Biden: Ishte truri i sulmeve kundër amerikanëve

Lideri i shumëkërkuar i Al Kaedës është qëlluar për vdekje me dron nga inteligjenca amerikane gjatë fundjavës. Lajmin e konfirmoi edhe presidenti Biden, i cili e quajti vdekjen e tij si vendosjen e drejtësisë.

Lideri i organizatës terroriste Al Kaeda, Ajman Al Zavari është ekzekutuar përmes një sulmi me dron nga inteligjenca amerikane gjatë fundjavës.

Al Zavari i cili u ngjit në krye të grupit terrorist pas vrasjes së Osama bin Ladenit në maj të vitit 2011 ishte një nga më të kërkuarit në botë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Lajmin e konfirmoi edhe presidenti Biden, i cili e quajti vrasjen e tij si vendosjen e drejtësisë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më herët se SHBA-të kryen një operacion të suksesshëm kundër-terrorizmit kundër një objektivi të rëndësishëm të Al-Kaidës në Afganistan gjatë fundjavës.

Biden tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane gjurmuan dhe e gjetën al-Zawahrin në një shtëpi në qendër të Kabulit, ku ai ishte fshehur me familjen e tij.

Presidenti e miratoi operacionin javën e kaluar dhe ai u krye nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës, e njohur si CIA më 31 korrik.

Inteligjenca amerikane konfirmoi se njeriu i vrarë ishte Zawahri dhe se nuk pati viktima të tjera.

Zaahri, 71 vjeç, mbikëqyri sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, së bashku me Osama bin Laden, themeluesin e Al-Kaidës.

Bin Laden dhe al-Zawahri u arratisën nga forcat amerikane në Afganistan në fund të vitit 2001 dhe vendndodhja e Zawahrit kishte qenë e panjohur prej kohësh.

Ushtria amerikane i ka dhënë fund misionit të saj në Afganistan më 30 gusht të vitit 2021.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat kanë mbetur të vdekur rreth 3.000 njerëz.