Vizita e luftës, mediet kineze kërcënojë me raketa kryetaren e Dhomës, Nancy Pelosi

Kërcënimet e Pekinit duket se nuk do të përbëjnë problem për Nancy Pelosin. Drejtuesja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve pritet të vizitojë Tajvanin të martën në mes të kërcënimeve me raketa që vijnë nga Kina.

Analistët kinezë kanë kërcënuar indirekt kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi lidhur me ardhjen e saj të mundshme në ishullin e Tajvanit, e cila është konsideruar një vijë e kuqe për Pekinin.

Për herë të parë disa medie kineze kanë shpërndarë një video të shkurtër të lëshimit të një rakete hipersonike.

Analistët më vonë shkruan se një raketë e tillë mund të hidhte në erë një anije aeroplanmbajtëse.

Mediet tajvaneze ndërkohë kanë mësuar se demokratja mund të vizitojë shtetin ishullor të martën edhe pse zonja Pelosi përpara nisjes së turit të saj në Azi nuk e përmendi Tajvanin në deklaratën e saj.

President i Kinës, Xi Jinping, i tha homologut të tij amerikan javën e kaluar se Uashingtoni nuk duhet të mos luajë me zjarrin ndërsa ra fjala për vizitën e mundshme të zonjës Pelosi.

Të hënën përmes një deklarate, ushtria kineze ripërsëriti kërcënimet ndaj zyrtares së lartë amerikane.

Ata thanë se nuk do të rrinin duarkryq nëse avioni i ligjvënëses do të ulej në Taipei apo në ndonjë aeroport tjetër.

Ndërkohë të hënën prania e avionëve kinezë ka qenë më prezente rreth ishullit tajvanez, duke hyrë edhe në territorin e vendit.