Të paktën gjashtë të vdekur dhe 70 të plagosur nga shpërthimi i një çisterne me karburant në Libi

Të paktën gjashtë persona vdiqën dhe rreth 70 u plagosën kur një cisternë që transportonte karburant shpërtheu  pranë qytetit jugor të Libisë Shaba, tha sot ministria e shëndetësisë e vendit afrikan.

Shpërthimi ndodhi në mëngjes kur pas përmbysjes së cisternës, kalimtarët e rastit nxituan të merrnin karburantin që rridhte në rrugë, raportuan mediat libiane.

Helikopterët u dërguan në vendin e tragjedisë për të transportuar viktimat e djegura në spitalet në Tripoli, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se ishte kërkuar ndihma e kirurgëve nga Tunizia.

Libia është përballur me mungesa të konsiderueshme të karburantit që nga viti 2014, kur vendi u zhyt në luftë civile pas kryengritjes që rrëzoi liderin e gjatë Muammar Gaddafi në 2011.

Në shumë prej qyteteve të vendit, qytetarët duhet të presin në radhë të gjata, nganjëherë dhe me orë të tëra, për të furnizuar me karburant automjetet e tyre.