Kapen me drogë në makinë, prangosen 2 shqiptarët në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2022, 19:37
Dy shqiptarë të moshës 31 dhe 36 vjeç kishin fshehur 13 doza kokainë në një kuti karamele dhe u arrestuan nga policia në Città della Pieve pas një kontrolli rrugor.
Makina me të cilën ata udhëtonin është ndalur në rrugën rajonale 71.
Autoritetet gjetën kartëmonedha me vlerë mbi gjashtë mijë euro.
Ndërkohë, nën dysheme u gjet një kuti e vogël metalike karamelesh, brenda së cilës kishte drogë.
Pas arrestimit të dy kanë negociuar për pesë muaj e 20 ditë burgim dhe pagesën e 800 euro gjobë.
