Iu bombardua shtëpia nga rusët, vrasja e biznesmenit të pasur të Ukrainës dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë me gruan e tij në bombardimet "masive" ruse të qytetit jugor të Mykolaiv.
Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, thanë zyrtarët lokalë.
Vadatursky zotëronte Nibulon, një kompani e përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e përshkroi vdekjen e Vadatursky si një humbje të madhe.
Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se ishte ndoshta bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.
Udhëheqësi i rajonit Vitaliy Kim tha se "kontributi i zotit Vadatursky në zhvillimin e industrisë bujqësore dhe të ndërtimit të anijeve, zhvillimin e rajonit është i paçmuar".
Oleksiy Vadatursky, uno de los hombres más ricos de ????????ha sido asesinado por los rusos en Mykolaiv. Todavía no se sabe si el objetivo era él personalmente, pero han atacado su casa. Era el propietario de una de las mayores empresas exportadoras de productos agrícolas de ???????? pic.twitter.com/Md8vMIlJZJ
— Manu (@PuenteUribarri) July 31, 2022
Ndërkohë, një këshilltar i zyrës së Presidentit Zelensky tha se ai besonte se Rusia kishte shënjestruar qëllimisht biznesmenin.
Mykhailo Podolyak tha se një nga raketat goditi dhomën e gjumit të biznesmenit, duke shtuar se kjo "nuk lë asnjë dyshim" se ishte duke u drejtuar.
Nibulon ka ndërtuar shumë objekte magazinimi dhe infrastrukturë tjetër për eksportimin e grurit.
