Princi Charles donacione nga Bin Laden, pranoi 1 mln paund nga sauditët, lajmi pas parave kash nga Katari

Princi i Uellsit ka marre një donacion prej 1 milion paundësh nga familja e  Osama bin Laden. 

Sunday Times ka lëshuar bombën, duke bere te ditur ne artikull se pretendenti i Fronit, pranoi paratë nga Bakr bin Laden, patriarku i familjes saudite, dhe vëllai i tij Shafiq.

Thuhet se Carls ka mbajtur një takim privat me Bakr bin Laden në Clarence House të Londre më 30 tetor 2013, dy vjet pas vrasjes se Osama bin Laden. 

Clarence House i hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se vendimi për të pranuar dhurimin për Fondin Bamirës të Princit të Uellsit, u mor vetëm nga administruesit.   

Bakr bin Laden dhe Shafiq bin Laden janë gjysmëvëllezër te Osamës, të lidhur me themeluesin e Al-Kaedës nëpërmjet babait të tyre Mohammed bin Aëad bin Laden, një miliarder i lindur në Jemen. 

Pavaresisht lidhjes se gjakut, nuk ka asnjë të dhënë që Bakr ose Shafiq bin Laden të kenë sponsorizuar ose të jenë përfshirë në akte terrorizmi.   

Sir Ian Cheshire, kryetar i Fondacionit Bamirës të Princit të Uellsit, ku u depozituan paratë, tha në një deklaratë: “Dhurimi nga Sheik Bakr bin Laden në vitin 2013 u konsiderua me kujdes nga Administratorët në atë kohë”.

Ndërkohë sipas BBC nga Fondi Bamirës i Princit te Uellsit mësohet te kenë thënë se "mëkatet e babait" pra te Osama Bin Laden - nuk duhet të s’kualifikojnë anëtarët e tjerë të familjes nga dhënia e një donacioni. 

Të dhënat e Sunday Times publikohen vetëm një muaj pasi u zbulua se Princi i Uellsit pranoi miliona euro para kesh gjatë takimeve me ish-kryeministrin e Katarit. 

Për këtë çështje Komisioni i Bamirësisë tha se nuk do të ndërmerrte asnjë veprim të mëtejshëm.