Putin kërkon të blejë vendin sekret të Stalinit në Gjeorgji, qytetarët të revoltuar. Lideri: E kemi mysafir, nuk bëjmë dot pa Rusinë

Putin kërkon të blejë vendin sekret të Stalinit në

Vladimir Putin po mendon të marrë një tjetër "kështjellë" buzë detit, pasi po thuhet se Kremlini do të blejë një parcelë të madhe toke në Gjeorgji.

Aslan Bzhania, lider de-fakto i rajonit separatist të Abkhazisë në Detin e Zi, thotë se Putin e ka urdhëruar të dorëzojë një "parajsë buzë plazhit" pranë qytetit turistik të Pitsunda.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një qira 49-vjeçare thuhet se është nënshkruar në mënyrë të fshehtë duke i dorëzuar kontrollin e 186 hektarëve tokë, 115 hektarësh ujë dhe një kampi ushtarak aty pranë nën kontrollin e Shërbimit Federal të Mbrojtjes së Putinit, duke shkaktuar protesta në mesin e vendasve.

Mendohet se Putini do të përdorë vendin, ku ndodhet një vend i fshehtë i ndërtuar nga Josef Stalini dhe i frekuentuar nga Nikita Hrushovi, për të ndërtuar një shtëpi të re për veten e tij, pasi kundërshtarët ekspozuan pallatin e tij prej 1 miliardë paundësh që ndodhet vetëm 200 milje larg bregdetit.

Bzhania u tha vendasve se ai ishte i pafuqishëm për të refuzuar kërkesën sepse qeveria e tij e re nuk mund të mbijetojë pa mbështetjen e ushtrisë ruse, pavarësisht se ajo është goditur nga lufta në Ukrainë.

"Unë mund të them me siguri se Federata Ruse mund të bëjë pa ne, por a mund të bëjmë ne pa mbështetjen e Federatës Ruse, forcave të saj të armatosura dhe strukturave të saj që ruajnë kufijtë tanë këtu? Kjo është një dilemë e madhe," tha ai.

Ai deklaroi se ky ishte një vend ku vinte "mysafiri i tyre kryesor", raportojnë mediat e huaja.

Putin kërkon të blejë vendin sekret të Stalinit në Putin kërkon të blejë vendin sekret të Stalinit në