Vritet biznesmeni i grurit, raketat ruse i bombarduan shtëpinë ne qytetin afër Odesës

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës u vra bashke me  te shoqen gjate sulmeve ruse në qytetit jugor të Mykolaiv. 

Shtëpia e 74-vjecarit Oleksiy Vadatursky, u godit nga një raketë.

Ai zotëronte një kompani të eksportëve të grurit dhe kishte marrë çmimin “Hero i Ukrainës”.

Firma Nibulon ka ndërtuar shumë objekte magazinimi dhe të gjithë infrastrukturën për eksportin.

Autoritetet vendase thanë se ishte bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.

Dëme ka pasur  dhe ne një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe nëpër banesa.

Qyteti Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, portit kryesor të Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht nga sulmet ruse.