Origjina e “Rrugës së Qumështit”, teleskopi “William Herschel” do të analizojë si u formua galaktika jonë
Për herë të pare, shkencëtarët do të mund të studiojnë se si u formua galaktika jonë, Rruga e Qumështit. Kjo do të arrihet nëpërmjet një pajisje revolucionare që quhet “Weave”, e cila do të vëzhgojë dhe dokumentojë në total rreth 5 milionë yje.
Një nga teleskopët më të fuqishëm të Tokës, i pajisur nga shkencëtarët me një teknologji të re, pritet të zbulojë se si u formua galaktika jonë, Rruga e Qumështit, gjatë miliarda viteve. Teleskopi “William Herschel” (WHT) në La Palma, Spanjë do të jetë në gjendje të vëzhgojë 1000 yje në orë derisa të ketë katalogu gjithsej pesë milionë. Një pajisje hartografike super e shpejtë e lidhur me WHT do të analizojë përbërjen e çdo ylli dhe shpejtësinë me të cilën ai udhëton.
Prof Gavin Dalton i Universitetit të Oksfordit ka shpenzuar më shumë se një dekadë duke zhvilluar instrumentin, i njohur si 'Weave'.
“Është një arritje fantastike nga shumë njerëz dhe është e mrekullueshme që do të funksionojë. Hapi tjetër është aventura e re!"
“Weave” është instaluar në teleskopin i cili ndodhet në një majë mali në ishullin spanjoll Kanarie. Ka 80,000 pjesë të veçanta dhe është një mrekulli inxhinierike. Për çdo pjesë të qiellit ku drejtohet teleskopi, astronomët identifikojnë pozicionet e një mijë yjeve.
Galaktika jonë është një rrotullim i dendur spirale me deri në 400 miliardë yje. Por filloi si një koleksion relativisht i vogël yjesh. Ajo u rrit nga bashkimet e njëpasnjëshme me galaktika të tjera të vogla gjatë miliarda viteve.
“Weave” është në gjendje të llogarisë shpejtësinë, drejtimin, moshën dhe përbërjen e çdo ylli që vëzhgon, duke krijuar në thelb një katalog të yjeve që lëvizin në Rrugën e Qumështit. Sipas Prof Dalton, kjo do të mundësojë rindërtimin e Rrugës së Qumështit në detaje, si asnjëherë më parë. Shkencëtarët besojnë se “Weave’ do të shënojë një moment historik për astronominë.

