I dhanë drogë dhe e ftuan të kërcente, turistit britanik i vjedhin Rolex-in 9.000£ në Milano

Një turisti britanik 42-vjeçar i vodhën orën Rolex prej 9,227 £ gjatë një kërcimi, tre djem në Milano, të cilët i kishin ofruar atij më parë tu blinte drogë.

Në rrugën e Porta Nuova, një qendër klubesh dhe ambientesh të tjera të jetës së natës, tre djem me origjinë nga Afrika e Veriut iu afruan turistit të dielën, duke i ofruar atij ti shisnin drogë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Turisti refuzoi, por më pas, për arsye që nuk dihet, përfundoi duke kërcyer me tre djemtë.

Pasi mbaroi kërcimi, turisti kuptoi se i mungonte ora. Ai ka kontaktuar me shpejtësi policinë dhe denoncoi vjedhjen.

Autoritetet po kontrollojnë kamerat dhe po marrin në pyetje dëshmitarët për të gjurmuar kriminelët.

Milano është një destinacion popullor pushimesh për turistët britanikë, por hajdutët e xhepave frekuentojnë rrugët dhe pushuesit shpesh bien pre e mashtrimeve dhe vjedhjeve.

Në fillim të korrikut, një tjetër hajdut vodhi një orë 59,000 £ nga një burrë në qendër të Milanos. 58-vjeçarit iu vodh ora Richard Mille.