Kosovë, deri në mesditë u lëshuan 1500 dokumente hyrje dalje, Kurti thekson: Pa hequr të gjitha barrikadat nuk e shtyjmë vendimin
Pajisja me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve që posedojnë dokument personal identifikimi të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të cilët paraqiten për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës vijon të zbatohet në nivel vendi
Mësohet se deri në orën 12:00 janë lëshuar mbi 1500 dokumente.
"Deri në orën 12:00 janë lëshuar 1501 qytetarë janë pajisur me këtë document nëpër pikat kufitare" tha kryeministri Albin Kurti i cili me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dolën sot në mesditë në një konferencë për median.
Kryeministri Albin Kurti përsëriti zotimin e qeverisë se vendimim se do të shtyjë zbatimin e dy vendimeve për target dhe dokumentet për shtetasit serb deri më 1 shtator nëse do të hiqen të gjitha barrikadat.
“Qeveria e Kosovës përsërit zotimin që në momentin kur të hiqen barrikadat në veri dhe vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët atje shtyhet zbatimi I dy vendimeve të qeverisë deri më 1 shtator 2022. Janë gjithsej 9 barrikada në very të Ibrit. Presim gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha. Barrikadat janë hequr atëherë kur nuk ka ngelur asnjëra prej tyre” tha Kurti.
Jarinjë e Bërnjakë ende mbeten të mbyllura pasi vazhdojnë barrikadat.
Kurti ka dhe një apel për qytetarët dhe mediet
“Ju lutemi të gjithë qytetarëve të ndjekin informacionet nga qeveria dhe policia e Kosovës. Ju lutem punonjësve të mediave që njoftimet që vijnë nga Beogradi dhe Moska të mos i përhapin si lajme e fakte në mënyrë jo kritike meqë bëhet fjalë për shtete autoritare pa liri të medias atje” tha kryeministri i Kosovës , Albin Kurti”
Nëse barrikadat hiqen, qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë do të duhet që të nisin pajisjen me letërnjoftimet 90-ditore nga 1 shtatori.