Rusia bombardon Kievin, sinjal Ukrainës për kundërsulmin e përgatitur

Rusët kanë bombarduar këto ditë qytete të ndryshme ukrainase, madje edhe kryeqytetin, Kievin. Për shumë analistë kjo është një shenjë për të treguar se rusët janë gati për kundërsulmin ukrainas. Ndërkohë, Ukraina pret që të nis eksportin e miliona tonëve drithëra të bllokuara.

Rusët sulmuan këtë me raketa, për herë të parë pas disa javësh, edhe Kivein krahas shumë qyteteve të tjera.

Sipas analistëve këto goditje ruse jo vetëm në Kiev, por edhe në qytete të tjera, janë një përgjigje për zërat se ukrainasit janë duke u përgatitur për kundërsulm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Rusët kanë marrë thuajse të gjithë Lindjen e Ukrainës dhe kanë bllokuar daljen në det të vendit. Eksportet ukrainase janë bllokuar, ndërsa aktorë të shumtë ndërkombëtarë kanë hyrë në bisedime për të negociuuar transportin e grurit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme për të shmangur një krizë urie.

Blinken tha pas telefonatës me Lavrovin se Rusia është e rëndësishme që të përmbushë angazhimet që i ka bërë botës. Menjëherë pas një marrë veshjeje që u nënshkrua në Turqi për të lejuar eksportet ukrainase, rusët bombarduan portin që do të niseshin anijet.

Janë gati 17 anije mallrash për të eksportuar mijëra tonë drithëra dhe grur, por presin që rusët të tregojnë angazhim serioz.

Më herët, kryediplomati amerikan Blinken dhe homologu i tij Lavrov kanë zhvilluar një bisedë telefonike këtë fundjavë ku temë qëndrore ishte shkëmbimi i të burgosurve.