Gruaja më e pasur në Azi humbi më shumë se gjysmën e pasurisë së saj brenda një viti

Gruaja më e pasur e Azisë ka humbur më shumë se gjysmën e pasurisë së saj vitin e kaluar, pasi kriza që ka pllakosur tregun e pronave në Kinë vazhdon të përkeqësohet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas "Guardian", duke cituar Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, Yang Huiyan , aksionerja kryesore në Country Garden, zhvilluesi më i madh i pasurive të paluajtshme në Kinë, ka parë rënien e pasurisë së saj me pothuajse më shumë se 52% për vetëm disa muaj.

Më konkretisht, ajo ra në 11.3 miliardë dollarë nga 23.7 miliardë dollarë një vit më parë.

Pasuria e Yang u godit rëndë të mërkurën e kaluar kur aksionet në Country Garden të listuar në Hong Kong ranë me 15% pasi kompania tha se do të shiste aksione të reja për të mbledhur para. 

Yang e fitoi pasurinë e saj kur babai i saj, themeluesi i Country Garden, Yang Guoqiang, ia transferoi aksionet e tij asaj në vitin 2005.

Më pas ajo u bë gruaja më e pasur në Azi, megjithëse tani ka një shans të mirë që ajo të humbasë "titullin" pas Fan Hongwei, një sipërmarrësi në industrinë e fibrave kimike, me një  pasuri prej 11.2 miliardë dollarësh.