A është SHBA në një recesion?
Një lexim i parë mbi rritjen ekonomike të SHBA tremujorin e kaluar, do të përforcojë një debat të vazhdueshëm nëse vendi është ose do të jetë së shpejti në recesion.
Shumica e ekonomistëve të anketuar nga Reuters presin që produkti i brendshëm bruto i SHBA-së të rritet, në tre muajt nga prilli deri në qershor.
Por rreth një e katërta vlerëson se ajo u tkurr për një tremujor të dytë radhazi që, nga një rregull i përmendur shpesh, do të thotë se ekonomia më e madhe në botë është në recesion.
Përkufizimi i dy tremujorëve është i dobishëm për analistët, gazetarët dhe publikun e gjerë.
Por nuk është mënyra se si ekonomistët mendojnë për ciklet e biznesit, pjesërisht sepse GDP është një masë e gjerë që mund të ndikohet nga faktorë si shpenzimet qeveritare ose tregtia ndërkombëtare.
Në vend të kësaj, ekonomistët fokusohen në të dhënat mbi vendet e punës, prodhimin industrial, shpenzimet dhe të ardhurat, dhe rritja e vendeve të punës në veçanti ka mbetur e fortë, deri më tani. Punëdhënësit amerikanë punësuan më shumë se sa pritej në qershor dhe rritën pagat, por ka indikacione në rritje të ftohjes në tregun e punës, me pretendime të reja për përfitime të papunësisë, për shembull, që janë rritur në javët e fundit.
Të dhënat e konsumit personal të publikuara në fillim të këtij muaji, treguan se shpenzimet dhe të ardhurat e disponueshme ranë. Kjo shkaktoi një mori parashikimesh të zymta për qershorin, të dhënat për të cilat do të dalin të premten, dhe spekulime në rritje se një rënie do të vijë së shpejti, nëse nuk është tashmë këtu./Reuters/
