Elbasan, sherr mes adoleshentësh, denoncohet për një person të rrëmbyer. Policia: S'ka prova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2022, 07:58
Një konflikt mes adoleshentësh ka ndodhur mbrëmjen e kaluar (27 korrik) në Elbasan.
"Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit. Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij. Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative", njofton policia.
Nuk ka prova lidhur me mundësinë e rrëmbimit të ndonjë personi.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.
