Aksidentimi i autobotit me gaz, trafik i rënduar nga devijimi i qarkullimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 21:58
Aksidentimi i autobotit të mbushur me gaz ka sjellë bllokim të Rrugës së Kombit në segmentin Milot-Rubik.
Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej 1 ore policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve për nga rruga e vjetër Milot-Rubik.
Një vinxh i lartë në bashkëpunim me zjarrfikësit po punojnë për largimin e autobotit që doli nga rruga dhe u përmbys pasditen e kësaj të mërkure, 27 korrik.