Berisha ‘Non Grata’ nga Britania, ironia e Murrizit: Me “Foltore” cenohet siguria? Putin i ka kërcënuar se do u hedh raketa
Deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar shpalljen “Non Grata” të kreut të PD-së Sali Berisha nga Britania, duke shtruar pyetjen se për cilën periudhë ai ka cenuar sigurinë kombëtare angleze.
Në një intervistë për Ora News, Murrizi tha se nëse organet ligjzbatuese amerikane dhe angleze kanë fakte për Berishën duhet të ia paraqesin gjykatave përkatëse.
Murrizi: Për cilën periudhë, Berisha ka cenuar dhe është në rrezik për sigurinë kombëtare anglez, për vitin ’92-’97 për vitet ’97-2005, kur në qeveri ishte Majko, Meta, Nano, e prapë Nano, për 2005-2013, apo 2013-2022 është 9 vjet rrjesht Rama.
Nëse organet ligjzbatuese amerikane dhe angleze kanë informacion dhe fakte duhet të ja paraqesin organeve të hetimit, gjykatave të tyre dhe ata menjëherë kërkojnë që Berisha të ekstradohet si pako postare. Mirëpo gjykatat atje nuk funksionojnë me urdhër si këto tonat.
Murrizi ka bërë dhe ironi, duke thënë se Britania, nuk ka shpallur ‘Non Grata’ Vladimir Putin që ka kërcënuar se do u hedh raketa, duke shtuar se Berisha nuk mund të cenon sigurinë me ‘Foltore’.
Murrizi: Nëse qeveria angleze, shërbimet, kanë fakte të ia çojnë Gjykatës angleze dhe ato marrin vendim që prishësi është cenuesi i sigurisë kombëtare, ata nuk kanë marrë vendim për Putin, i cili del publikisht dhe thotë do ju godasë me raketa. Nuk e di a kërcënohet nga ‘Foltorja’ Britania. Vendimet politike është e drejtë e çdo shteti ti marrë.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
