U aksidentua në Rrugën e Kombit, ndërhyhet me vinç për nxjerrjen e autobotit me gaz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 21:30

Autoboti me gaz që përfundoi jashtë rrugës i përmbysur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit ka dashur ndërhyrjen e një vinçi për nxjerrjen e tij.
Ora News ka siguruar fotot nga operacioni në orët e mbrëmjes për nxjerrjen e çisternës që mbante 20 000 litra gaz.
Ndërhyrja bllokoi dhe aksin rrugor duke sjellë nevojë e devijimit të trafikut drejt rrugës së vjetër.
