‘Open Ballkan, nismë për ndryshim kufijsh’, presidenti i Malit të Zi: Rama dhe Vuçiç po tentojnë të zhdukin 4 shtete në Ballkan

Ndryshimin e kufijve nuk e kanë denoncuar vetëm në Tiranë e Prishtinë, së fundmi presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviç ka hedhur akuza ndaj themeluesve të nismës Open Balkan se po tenton të zhdukë katër shtete në rajon.

Me akuza të forta kundër Serbisë dhe indirekt ndaj Shqipërisë së Edi Ramës, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç ka denoncuar nismën rajonale ‘Ballkani i Hapur’.

Nisma rajonale, sipas kreut të shtetit është një manovër e Tiranës dhe Beogradit për të ndryshuar kufijtë e Ballkanit Perëndimor.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ballkani i Hapur është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian, për të cilën nuk kemi nevojë. Themeluesve të kësaj nisme iu pëlqen ndryshimi i kufijve, homogjenizmi etnik e fetar. Si zakonisht çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe," tha ai.

Kreu i DPS-së, Gjukanoviç tha se ‘Open Balkan’ do të përmbyllet me zhdukjen e 4 shteteve të tjera të rajonit.

"Ajo duhet të përfundonte me zhdukjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por është e sigurt se do të përfundojë me luftë dhe disa gjenocide të tjera," tha ai.

Drejtuesi i partisë më të madhe në Malin e Zi ka kritikuar edhe kryeministrin Abzazoviç për nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

"Marrëveshja me Kishën Serbe u miratua shpejt dhe mbrapa shpinës së publikut, për të mos folur për falsifikimet historike që bën Kisha Serbe, e cila është instrumenti më i egër i Serbisë së Madhe, e cila përmes nacionalizmit rus në Ballkan po përpiqet të vjedhë historinë malazeze," tha ai.

Gjukanoviç u ndal edhe te vizita e Abazoviç në Beograd, për të cilën u shpreh se një ditë nuk mund të zhbëjë hegjemoninë dyshekullore serbe.