VIDEO/ Vjosa Osmani e Albin Kurti takohen me Blinken: Putin do të përpiqet të destabilizojë Europën përmes Ballkanit Perëndimor
Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takuan me Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në orën 16:30 sipas kohës lokale në Washington D.C. 26 korrik 2022.
Blinken përcolli dy liderëve të Kosovës përshëndetjet më të ngrohta nga presidenti amerikan.
“Është kënaqësi tju kemi këtu në Departamentin Amerikan. Kosova është një partner i palëkundur i SHBA-së. Ka një histori të gjatë dhe të fortë mes nesh, sidomos me presidentin Biden i cili ju përcjell përgëzimet më të mira” tha Blinken i cili falenderoi Kosovën për mikpritjen e afganëve dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës.
“Ne po punojmë së bashku në disa çështje të rëndësishme për SHBA dhe vendin tuaj. Ka shumë për të folur dhe punuar për shumë çështje. Kritike është siguria në rajon për të cilën do të flasim” tha Blinken.

Nga ana e saj presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e të gjithë Kosovës dhe se partneriteti i Kosovës me SHBA-të nuk është vetëm i domosdoshëm, por ishte ekzistencial për të arritur lirinë.
"Partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm i domosdoshëm, në fakt ai ka qenë ekzistencial gjatë gjithë historisë sonë. Ishte ekzistenciale për ne që të arrijmë lirinë tonë. Vazhdoi të ishte ekzistencial gjatë përpjekjeve tona për pavarësi, derisa arritëm pavarësinë, dhe kështu mbetet edhe sot, ndërkohë që ne zhvillohemi si një demokraci e lulëzuar. Kosova sot është vërtet një demokraci e lulëzuar, një shembull i asaj që bota demokratike e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mund të arrijë kur bashkohet dhe të përballet me tiraninë dhe të sigurohet që liria të mbizotërojë mbi atë tirani dhe mbi regjimet gjenocidale.Në të njëjtën mënyrë që na qëndruat pranë nesh në atë kohë dy dekada më parë, sot po qëndroni me Ukrainën"
Osmani informoi Blinken se Kosova mori sanksionet kundër Rusisë në të njëjtën ditë që mori SHBA dhe BE dhe se i ka bërë thirrje dhe vendeve të rajonit të ndërmarrin të njëjtin veprim
"Siç e dini zoti sekretar Putin do të përpiqet të destabilizojë Europën përmes Ballkanit Perëndimor. Ne do të vijojë të na duhet mbështetja juaj, e SHBA-se dhe e aleatëve europianë që planet e Rusisë të ndalen. Për këtë mezi presim të punojmë me ju dhe administratën e Biden për të mbrojtur demokracinë" tha Osmani.
Nesër në SHBA do të nënshkruhet kontratën me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për energjinë.
