FOTO/ Osmani e Kurti në tryezë me Blinken, flamuri i Kosovës krah flamurit të SHBA në Washington D.C

Një seri fotosh kanë fokusuar takimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

"Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale!" shkruan Osmani në postimin në facebook ku dhe ka shpërndarë fotot.

Takimi u mbajt në Departamentin e Shtetit në Washington D.C. 26 korrik 2022.

"Nder i veçantë takimi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, me të cilin rikonfirmuam partneritetin tonë të palëkundur, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta intensifikojmë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik.

Së bashku qëndrojmë krah për krah në adresimin e sfidave të përbashkëta ndaj paqes, sigurisë, si dhe në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike" shkruan presidentja Osmani.

FOTO/ Osmani e Kurti në tryezë me Blinken, flamuri i Kosovës krahFOTO/ Osmani e Kurti në tryezë me Blinken, flamuri i Kosovës krahFOTO/ Osmani e Kurti në tryezë me Blinken, flamuri i Kosovës krahFOTO/ Osmani e Kurti në tryezë me Blinken, flamuri i Kosovës krahFOTO/ Osmani e Kurti në tryezë me Blinken, flamuri i Kosovës krahFOTO/ Osmani e Kurti në tryezë me Blinken, flamuri i Kosovës krah