Sfidon vapën, prifti kremton meshën në det me një dyshek me ajër si altar
Me një dyshek me ajër si altar në mes të detit, famullitari i një kishe ka kremtuar meshën e së dielës në ujërat e Crotone, në lokalitetin Alfieri.
Bëhet fjalë për famullitarin e Milanos, Don Mattia Bernasconi, nga famullia milaneze e San Luigi Gonzaga.
Pjesëmarrës në liturgji ishin të rinjtë të cilët përmbyllën një kamp vullnetar mbi shoqatëm Antimafia Libera, e cila menaxhon tokat e konfiskuara nga klanet vendase.
Nisur nga temperatura e lartë dhe mungesa e zonave me hije, prifti dhe të rinjtë, të gjithë me rroba banjo, vendosën të festojnë në detin Jon.
Një dyshek i fryrë shërbeu si altar dhe mesha e shenjtë, megjithëse me disa vështirësi të kuptueshme operative, u krye rregullisht.
Por kur pamjet filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shpërtheu debati për mënyrën se si u zhvillua kjo ceremoni.
“Si vend kishim zgjedhur pyllin me pisha të një kampingu, por ishte i zënë. Ishte shumë nxehtë dhe kështu thamë me vete: pse të mos futeshim në ujë? Një familje na dëgjoi të flisnim dhe vunë në dispozicion dyshekun e tyre të vogël që e kthyem në altar” - shpjegon Don Mattia.


