Putin, King maker në Itali? Partia e qendrës së majtë: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme
Ndikimi i Rusisë nëpër zgjedhjet e vendeve të huaja duket se është kthyer në modë. Pasi pretendimet e Partisë Demokratike amerikane u rrëzuan poshtë se Putin ndërhyri për të sjellë Donald Trump në pushtet, shqetësime ka ngritur edhe Italia për zgjedhjet e radhës.
Në mes të krizës politike të shkaktuar nga rënia e qeverisë së Mario Draghit, forcat e majta politike pretendojnë se Rusia do të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme me qëllim që të sjellë në pushtet partitë e djathta, të cilat i akuzojnë si pro-ruse.
Kreu i Partisë Demokratike Italiane, Enriko Letta ka ngritur shqetësimin se Moska mund të përpiqet që të anashkalojë zgjedhjet e ardhshme kombëtare italiane duke përhapur lajme të rreme nëpër medie sociale për të favorizuar partitë pro-ruse.
"Po e lëshoj këtë alarm të kuq për të mirën e vendit, por edhe për të mirën e Evropës," tha ai.
Kjo ishte hera e parë që Letta ngriti shqetësimet e tij, megjithëse nuk dha asnjë provë se Rusia po planifikonte ndërhyrjen në zgjedhjet e Italisë.
Dy udhëheqësit e partive kundërshtare të partisë së Lettës, Silvio Berluskoni dhe Mateo Salvini kanë pasur lidhje tradicionalisht të ngushta me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Megjithatë ata e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë, por kanë qenë kundër idesë së dërgimit të armëve në Kiev.
"Unë e di shumë mirë se Salvini dhe Berlusconi janë në një rrugë krejtësisht të ndryshme kjo është arsyeja pse kam frikë nga qasja ruse ndaj kësaj fushate elektorale," tha ai.
Akuza për ndërhyrje ruse përmes medieve sociale ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara, por agjencitë italiane të inteligjencës e kanë minimizuar më përpara rrezikun.
Sipas sondazheve të opinionit publik, blloku konservator i cili përfshin Forza Italia-n e Berlusconit, Ligën e Salvinit dhe Fratelli d’Itallia e cila udhëhiqet nga Xhorxhia Meloni do të fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen në 25 shtator.
Partia e Xhorxha Melonit, e cila është renditur krah Ukrainës ndryshe nga dy aleatët e saj mund të përbëjë një kërcënim të ri për bashkimin Evropian, për shkak të euroskepticizmit në ideologjinë e saj partiake.
Mbetet për t’u parë nëse edhe këto pretendime për ndërhyrjen e Putinit në zgjedhje, do të jenë një mashtrim ato të 2016 në Shtetet e Bashkuara.