Gjyshja futet në pusetën e ujërave të zeza për të shpëtuar nipin

Ky është momenti kur një gjyshe heroike kineze u hodh në një gropë të mbushur me ujëra të zeza për të shpëtuar nipin e saj që kishte rënë brenda.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një kamera CCTV kapi shpëtimin e mahnitshëm, i cili erdhi pasi djali kishte ngritur kapakun e pusetës, përpara se të kalonte mbi gropën dhe të binte në ujërat e zeza.

Për fat të mirë, gjyshja e tij e pa duke u zhdukur poshtë dhe pa hezitim kërceu brenda në baltën e pusetës në Fuyang, në provincën Anhui të Kinës.

Disa sekonda më vonë ajo e shtyu të voglin në sipërfaqe ku kalimtarët e tërhoqën, i mbuluar i tëri me baltë.

Pamjet vazhdojnë duke treguar edhe gjyshen e tij duke u ngjitur sipër nga ujërat e zeza nga kalimtarët, përpara se ta mbante nipin e saj me kokë poshtë për ta inkurajuar atë të kollitej nga mushkëritë e tij.

Mediat lokale raportuan se me ndihmën e kalimtarëve të tjerë, gjyshja dhe fëmija i mbijetuan incidentit, të tronditur, por të padëmtuar.