Rusët kërkojnë rrëzimin e Zelenskit, Lavrov: Synojmë ndryshim regjimi në Ukrainë
Rusët kanë rikthyer edhe një herë në diskurin publik qëllimin e tyre politik që përpara se të niste lufta – ndryshimin e regjimit në Ukrainë. Këtë deklaratë e ka bërë vetë kryediplomati Lavrov. Zyrtari i lartë rus ka nisur një tur në Afrikë për të kërkuar mbështetje kundër sanksioneve perëndimore.
Kryediplomati rus Sergei Lavrov ka rikthyer edhe një herë në vëmendje qëllimin e rusëve për Ukrainën – rrëzimin e Zelenskyyt nga pushteti.
Zyrtari i lartë i Kremlinit ka komentuar ngjarjet e fundit në Ukrainë ku tha se rusët janë të vendosur ta ndihmojnë popullin e Ukrainës lindore që të çlirohet nga barra e regjimit absolutisht të papranueshëm.
Duke sugjeruar se qëllimet e luftës së Moskës shtrihen përtej rajonit industrial të Donbasit në lindje, Lavrov tha se do ta ndihmojë popullin ukrainas të heqë qafe regjimin, i cili është absolutisht antipopullor dhe antihistorik.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ndodhet për një vizitë zyrtare në kontinentin afrikan për të kërkuar mbështetje kundër sanksioneve perëndimore për pushtimin e Ukrainës.
Rusia po mundohet ta përdorë si armë lufte pasigurinë ushqimore, duke e hedhur fajin te Perëndimi për mungesën e drithërave në tregun global. Ukraina është ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave.
Rusët dha amerikanë janë në një garë gjeopolitike dhe po mundohen të mbajnë afër aleatët e tyre. Ndërsa rusët kanë njoftuar në 2023-shin një samit Rusi – Afrikë, amerikanët do ta organizojnë një të tillë në dhjetor.
