Papa mes të mbijetuarve indigjenë: I kërkoj Zotit falje për vuajtjet e vendasve në Kanada

Kisha Katolike ka kërkuar falje për herë të parë për keqtrajtimet e mijëra fëmijëve të fiseve indigjenë në Kanada të cilët u shkolluan nëpër shkolla rezidenciale. Ati i Shenjtë bëri thirrje për një hetim të thelluar për ngjarjen e turpshme.

Mes lotëve të të pranishmëve, Papa Françesku u ka kërkuar falje të pranishmëve të mbijetuar nga keqtrajtimet e Kishës Katolike në shekullin e kaluar.

Ati i Shenjtë bëri thirrje për një hetim të detajuar për nder të të  mbijetuarve të fiseve indigjenë në Kanada, të cilët ranë pre e abuzimeve nëpër shkollat e drejtuara nga Kisha Katolike Romake.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Jam thellësisht i keqardhur, falja e tij është hapi i parë dhe se duhet të ndodhë një "hetim serioz" për abuzimet për të nxitur shërimin. Dhimbje, indinjim dhe turp për veprimet e shumë pjesëtarëve të Kishës Katholike Romake," tha ai.

Falja papale u prit me duartrokitje nga audienca e të mbijetuarve, disa prej të cilëve udhëtuan nga larg për të dëgjuar fjalimin e Papës.

Papa ndodhet në Kanada për të kërkuar falje për rolin e Kishës në shkollat që synojnë asimilimin e fëmijëve indigjenë.

Shkollat e financuara nga qeveria ishin pjesë e një politike që synonte të shkatërronte kulturat dhe gjuhët indigjene.

85-vjeçari i quajti sistemet e shkollave një gabim katastrofik dhe kërkoi falje për angazhimet djallëzore nga kaq shumë të krishterë kundër njerëzve indogjenë.

Kreu i Selisë së Shenjtë u tha të pranishmëve se kishte udhëtuar drejt Kanadasë me një palë këpucë të vogla që ia kishte dhuruar nga një delegacion indogjen në Vatikan vitet e shkuara.

Këpucët simbolizojnë fëmijët që ndiqnin shkollat rezidenciale dhe nuk erdhën kurrë në shtëpi.

Kisha Katolike Romake ka drejtuar rreth 70% të shkollave rezidenciale në Kanada nga vitet 1870 deri në 1996.

Gjatë kësaj periudhe rreth 150 000 fëmijë indigjenë u morën nga shtëpitë e tyre dhe u vendosën në këto shkolla.

Sipas një raporti historik të vitit 2015, të mbijetuarit folën publikisht se kishin qenë pre e abuzimeve, sëmundjeve dhe kequshqyerjes në këto shkolla.

Më shumë se 3 000 nxënës dyshohet se kanë vdekur dhe shumë raporte e kanë quajtur sistemin e shkollave rezidenciale një element të gjenocidit kulturor kundër popujve indigjenë të Kanadasë.

Papa mes të mbijetuarve indigjenë: I kërkoj Zotit falje për