“Më tradhton burri”, gruaja nxjerr armën dhe qëllon në aeroport, tmerrohen udhëtarët
Një grua nxori një armë dhe filloi të qëllonte në ajër brenda një aeroporti të Dallasit, duke terrorizuar udhëtarët përpara se një oficer policie ta qëllonte në këmbë dhe ta ndalonte.
Ishte pak para orës 11 të mëngjesit (me orën lokale) kur 37-vjeçarja mbërriti në Dallas Love Field dhe më pas shkoi në tualet. Më pas doli duke mbajtur një pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt tavanit.
Në këtë moment udhëtarët janë tmerruar e më pas nisën të vraponin për t’u mbrojtur.
Sipas NBC, duke cituar dëshmitarët okularë, gruaja po bërtiste se burri i saj po e tradhtonte .
Një oficer policie e ka imobilizuar gruan e armatosur, pasi fillimisht e ka qëlluar në këmbë. Ajo u dërgua në një spital aty pranë, por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Gjatë incidentit nuk pati të lënduar të tjerë dhe aeroporti pas një kohe të shkurtër ishte plotësisht funksional.
@DallasLoveField @DallasPD pic.twitter.com/7inDRkiRMf
— Hannah W (@HannahW12) July 25, 2022
