Bashkëshortja e Zelenskit fjalim gjatë vizitës në SHBA, kërkon mbështetje për luftën në Ukrainë

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenski, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, do t'i drejtohet me një fjalim Kongresit amerikan të mërkurën, pas takimit me Presidentin Joe Biden.
Fjalimi synon të rrisë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, ndërkohë që Rusia vazhdon presionin ushtarak në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, duke synuar qytete të tilla si Kramatorsk dhe Sloviansk.
Ndërsa të martën, Olena Zelenska u prit nga Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Joe Biden i dhuroi zonjës së parë ukrainase një buqetë me lule, me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Shtëpia e Bardhë tha se zonja Zelenski po viziton Uashingtonin "për të nënvizuar koston njerëzore të agresionit rus në Ukrainë.
Të hënën, zonja Zelenska u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit të Antony Blinken.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se zonja Zelenska dhe zoti Blinken biseduan mbi "kostot e mëdha njerëzore e në rritje të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë".
Ai vuri në dukje se zoti Blinken theksoi përkushtimin e SHBA-ve për të mbështetur Ukrainën.