Kriza e qeverisë italiane, sot dita vendimtare për fatin e ekzekutivit

Pas ditësh pasigurie dhe hipotezash, sot do të dihet fati i ekzekutivit aktual të Italisë.

Kanë mbetur vetëm pak orë për komunikimet e Mario Draghit në Senat, që nisin në orën 9:30, më pas dita politike do të zhvillohet në disa hapa deri në votëbesimin e mundshëm në mbrëmje.

Debati në Kuvend do të zhvillohet nesër.

Ore 9.30 – Dita fillon me komunikimet nga kryeministri Mario Draghi në Senat

Ora 11.00 - Pas mbajtjes së fjalimit në dhomë, Draghi do të dëgjojë debatin në Senat

Ora 16.30 - Momenti vendimtar: Draghi do të japë përgjigjet e tij dhe do të vendosë nëse do ta pranojë votën apo do të japë dorëheqjen

Ora 18.30 - Nëse do të ketë një votim, thirrja e senatorëve do të nisë në orën 18.30 dhe rreth një orë më vonë, rreth orës 19.30 do të dihet rezultati.