Nis seanca e votëbesimit të qeverisë Draghi, në pak orë vendoset stabiliteti dhe e ardhmja e Italisë

Plot 7 ditë nga vendimi i Kryeministrit Mario Draghi për t'u dorëhequr nga qeveria e sot Parlamenti italian mblidhet për votëbesimin e ekzekutivit të tij.

Fillimisht në dhomën e Senatit e më pas në atë të deputetëve, parlamentarët italianë do të shprehim vullnetin e tyre për gjetjen ose jo të një mazhorance që do të lejoj vazhdimësinë e punës së kësaj qeverie.

Sipas procedurës legjislative, pas mospranimit të dorëheqjes së Draghit, nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, i takon dy dhomave të Parlamentit, aty ku kjo qeveri mori votëbesimin e parë e ku me votën e senatorëe e deputetëve u shprehën kushtet që lejuan zgjidhjen e krizës së 18 muajve më parë pas dorëheqjes së Giuseppe Contes.

A do të ndodh përsëri kështu? A do të ndryshoj vendimin e tij Draghi?

Punimet e dhomës së senatit do të hapen herët në mëngjes me fjalimin e KM Draghi i cili do të motivoj dorëheqjen e tij. Dita do të vazhdoj me debatet ose ndoshta dhe mocionet e senatorëve deri në orën 18.30 kur do të nis dhe votimi. Rezultati i votës në Senat është mjaft i rëndësishëm në ndikimin ndaj vendimit që Draghi pritet të marr, sepse edhe nëse parlamentarët i japin votëbesimin qeverisë, fjala e fundit i takon Kryeministrit italian, i cili do t'ia komunikoi numri 1 të shtetit, Presidentit Mattarella.

Po cilat janë skenarët e mundshëm që mund të sjell vendimi i Draghti?

Nëse dy dhomat e parlamentit italian do të votojnë pro votëbesimin e ekzekutivit të Mario Draghit, ai ka në duar dy skenarë të mundshëm të së ardhmes së Italisë; ose të tërheqë dorëheqjen e të rikompozojë qeverinë e re me mazhorancën e re të krijuar në bazë të votave të marra; o të rikonformatojë vendimin e tij për t'u dorëhequr e të vazhdoj të drejtoj qeverinë aktuale deri në datën e përcaktuar për votime të parakohshme.

E skenari i tretë mund të jetë që në dy dhomat e parlamentit, ekzekutiv aktual Dragthi nuk do mund të marr votëbesimin e kjo legjislature do të shkrihet në ditën e përcaktuar më pas për zgjedhjet e parakohshme.

A do të votojnë forcat politike votëbesimin e qeverisë në Parlament?

Lëvizja 5 Yje, e cila etiketohet gjatë këtyre orëve si shkaktarja e kësaj krize qeveritare e dorëheqjes së Draghit, duket se nuk është tërhequr nga dokumenti i saj 9 pikash, i një jave më parë e që priste të gjente konsensusin e Draghit e qeverisë. Me shumë gjasa deri në mëngjesin e sotëm nuk ka asnjë hapje për të ndryshuar qëndrimin e tyre.

Krejt ndryshe e në mbështetje të plotë ndaj KM Draghi janë Partia Demokratike e Enrico Letta-s, e Partia Italia Viva e Matteo Renzi-it. Ata janë nismëtarë e mbështetës të apeleve të shumta institucionale, politike e social-ekonomike për qëndrimin e Mario Draghit në krye të qenërisë italiane.

Në qendrën e djathtë italiane, përbërë nga Lega, Forza Italia e Fratelli italia, shpirtrat janë më gjaknxhehtë. Duken së forcat e djathta, kanë qëndrime të ndryshme mes tyre. Fratelli D'Italia e Giorgia Melonit kërkon votën e italianëve në zgjedhjet e parakohshme e një qeveri e votuar nga qytetarët italianë.

Ndërsa Matteo Salvini e Silvio Berlusconi duket se janë më elastikë në qëndrimet e tyre duke pretenduar garancinë e Mario Draghit për bashkimin kombëtar me kërkesën e pranimit të 7 pikave nga 9 të pretenduara nga Lëvizja 5 Yje.

Ndërkohë ç’po ndodh në Itali po ndiqet me interes të madh në Evropë e në diplomacitë botërore. Pak orë më parë një bisedë telefonike mes KM Mario Draghit e Presidentit ukrainas Zelensky, hapi pikëpyetje pozitive e negative. Ndoshta qe një shtysë më shumë që Draghi të qëndroj ose ndoshta një informim paraprak i Mario Draghit me garancinë se sido që të jetë vendimi i tij Italia do të jetë pranë Ukrainës.

Janë orë të nxehta për stabilitetin e të ardhmen e Italisë, edhe pse është "eksperte" e krizave të tilla e që shfaqen pothuajse çdo dy vite. Por kësaj here situata ndërkombëtare është ndryshe.

Lufta Rusi-Ukrainë me pasojat e saj gjeopolitike e social-ekonomike, pandemia ende në qarkullim e miliarda euro fonde të BE në pritje për t'u menaxhuar për rimëkëmbjen e rilancimin e ekonomisë italiane, influencojnë preokupimet e përgjegjësitë e asaj çfarë ndodhi e çfarë pritet të ndodh.