Ushtarakë nga SHBA, Kanadaja dhe Holanda në një fushatë pro-Ukrainase

Një grup udhëheqësish ushtarakë në pension nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Holanda do të mbajnë një fushatë pro-Ukrainase për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për forcat e mbrojtjes ukrainase, tha një grup jofitimprurës me bazë në Kanada.

Paneli prej katër anëtarësh përfshin ish-komandantin e forcave amerikane në Afganistan, David Petraeus, ish-komandantin e NATO-s Wesley Clark si dhe ish-shefin holandez të mbrojtjes Dick Lodewijk Berlijn, sipas Kongresit Botëror të Ukrainës (UWC).

Paneli, që pritet të rritet në madhësi, kryesohet nga shefi i shtabit të mbrojtjes kanadez në pension, Rick Hillier, raportoi Reuters.

Ai do të fokusohet në ndihmën për furnizimin e forcës së mbrojtjes territoriale të Ukrainës me pajisje mbrojtëse, të tilla si helmeta, parzmore, syze balistike dhe komplete mjekësore, tha UËC në një deklaratë.

"Nëse ne mund t'i ndihmojmë t'u marrin atyre [forcave të mbrojtjes ukrainase] pajisjet nga Perëndimi ... ne mund t'i ndihmojmë ata të fitojnë këtë luftë," tha Hillier në një konferencë shtypi.