Dinosaurët në restorant, zbulohen në Kinë gjurmët e dy sauropodëve 100 milionë vjeçarë
Në një restorant në një provincë të Kinës janë zbuluar rastësisht gjurmët e këmbëve të dy dinosaurëve që kanë jetuar rreth 100 milionë vjet më pare. Bëhet fjalë për sauropodët që konsiderohen kafshët më të mëdha që kanë jetuar në tokë.
Gjurmët e këmbëve të dinosaurëve që datojnë 100 milionë vjet më parë janë zbuluar në Kinën jugperëndimore, në oborrin e jashtëm të një restoranti. Shenjat I dalloi një nga klientët e restorantit në provincën Sichuan, ndërsa më pas ato u konfirmuan nga paleontologët në Universitetin e Gjeoshkencave të Kinës, duke përdorur një skaner 3D.
Gjurmët janë të dy sauropodëve, një lloj dinosauri që jetoi gjatë periudhës së hershme të Kretakut, tha profesori Lida Xing.
“Është e rrallë të gjesh fosile në qytet, sepse të gjitha ishin të mbuluara nga ndërtesa” shtoi ai.
Sauropodët, të njohur për qafën dhe bishtin e tyre të gjatë, ishin kafshët më të mëdha që kanë jetuar në Tokë. Ata mund të rriteshin në gjatësinë e tre autobusëve shkollorë dhe ishin aq të rëndë sa toka duhej të ishte lëkundur ndërsa ecnin. Dy sauropodët që lanë gjurmët ndoshta ishin rreth 8 metra në gjatësi trupore.
Megjithëse shumë fosile të dinosaurëve nga periudha Jurassic janë zbuluar në Sichuan, shumë më pak fosile nga periudha e Kretakut janë gjetur. "Ky zbulim është në të vërtetë si një bashkim pjesësh figure, duke shtuar një pjesë të provës në periudhën e Kretakut të Sichuan dhe diversitetin e dinosaurëve" tha profesori Xing.
Zhvillimi i shpejtë i Kinës në dekadat e fundit e ka bërë paleontologjinë, pra studimin e jetës së lashtë përmes të dhënave fosile, më të vështirë.

