Sri Lanka, zgjidhet presidenti i ri, aleat i atij të larguar nga vendi
Ranil Wickremesinghe zgjodhi Presidentin e ri të Sri Lankës për të zëvendësuar Gotabaya Rajapaksa, i cili u largua nga vendi i shkatërruar nga kriza dhe dha dorëheqjen javën e kaluar.
Ligjvënësit e Sri Lankës zgjodhën të mërkurën ish-kryeministrin Ranil Wickremesinghe si President të vendit të goditur nga kriza e Azisë Jugore, në një lëvizje që ka të ngjarë të zemërojë protestuesit që kanë kërkuar largimin e tij nga detyra për javë të tëra.
Wickremesinghe, një 6 herë kryeministër dhe aleat kryesor i ish-presidentit Gotabaya Rajapaksa, fitoi një votim parlamentar pasi paraardhësi i tij u largua nga vendi mes përshkallëzimit të protestave për një krizë ekonomike të shënuar nga mungesa të rënda të importeve thelbësore si karburantet, ilaçet dhe ushqimi.
Ai mori 134 vota nga 223 të mundshme.
Duke iu drejtuar parlamentit menjëherë pas rezultatit, Ëickremesinghe tha se ndërsa vendi ishte "i ndarë në linja partiake", "tash ka ardhur koha për të punuar së bashku".
Në fillim të këtij muaji, protestuesit i vunë flakën rezidencës private të Ëickremesinghe dhe pushtuan pallatin presidencial në një përpjekje të dëshpëruar për të rrëzuar qeverinë dhe për t'i dhënë fund kaosit që ka përfshirë Sri Lankën që nga marsi.
Protestuesit dukej se kishin shënuar fitore kur Rajapaksa u largua dhe Wickremesinghe, kryeministër në atë kohë, u zotua të jepte dorëheqjen për t'i hapur rrugë një qeverie uniteti.
Por emërimi i Wickremesinghe të mërkurën kërcënon të ndezë situatën edhe një herë pasi shumë protestues e shohin atë si të lidhur pazgjidhshmërisht me regjimin e Rajapaksa. Edhe disa anëtarë të partisë së tij politike në pushtet Sri Lanka Podujana Peramuna kanë thënë se nuk e miratojnë marrjen e tij në postin e lartë, raporton CNN.