Bie nga shkallët me vajzën e porsalindur në krahë, vdes 33-vjeçarja

Një 33 vjeçare në Bari të Italisë ka gjetur vdekjen pasi u rrëzua nga shkallët.

Ajo po mbante në krahë vajzën e saj 24 ditëshe dhe teksa po zbriste shklallët e banesës së saj është rrëzuar.

Gruaja ka marrë plagë në kokë dhe ka ndërruar jetë para se të mbërrinte në spital.

E porsalindura është shtruar në spitalin Policlinico të kryeqytetit pulian dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.