Policia e Kalifornisë qëllon dhe vret një të ri afrikano-amerikan

Policia në San Bernardino, Kaliforni, vrau një 23-vjeçar afrikano-amerikan, i cili, pasi pa oficerët, filloi të vraponte.

Një video tronditëse tregon një oficer që hap zjarr disa sekonda pasi doli nga makina në të cilën ndodhej.

I riu, Robert Adams, ishte duke folur me dikë dhe kur ka parë dy efektivët që kanë zbritur nga makina, ka ikur me vrap.

ndërkohë një nga oficerët qëlloi me armë dhe 23-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Familja e djalit të vrarë pranoi se Adams punonte në vendin e paligjshëm të lojërave të fatit, por akuzoi oficerët që nuk u identifikuan.

Policia raportoi se dy policët ishin me uniformë dhe për këtë arsye lehtësisht të dallueshëm dhe u përpoqën t'i jepnin urdhra djalit përpara se ai të fillonte të arratisej.