Nesër votëbesimi i qeverisë në parlamentin italian, Draghi telefonon Presidentin ukrainas
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 18:44
Pak orë para votëbesimit në Parlamentin italian të qeverisë, kryeministri Draghi ka zhvilluar sot pasdite një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Diskutimi u fokusua në zhvillimet e fundit të situatës në terren.
Presidenti Draghi përsëriti mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të qeverisë italiane me Ukrainën.

