Vala e të nxehtit: Vapa e egër evropiane shkon drejt veriut
Temperaturat e larta goditën pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore të martën, ndërsa një valë e egër e të nxehtit u nis drejt veriut.
Mbretëria e Bashkuar arriti temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë prej 40.2 gradë Celsius, sipas shifrave të përkohshme të Met Office, dhe sinoptikanët paralajmëruan se temperaturat ishin ende në rritje.
Paralajmërimet për nxehtësi ekstreme u lëshuan në Francë dhe temperatura rekord të korrikut u raportuan në Holandë.
Zjarret vdekjeprurëse në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.
Dy persona u vranë nga zjarret në pyjet në rajonin veriperëndimor të Zamora të Spanjës dhe trenat në zonë u ndaluan për shkak të zjarrit pranë shinave. Një çift i moshuar humbi jetën teksa po përpiqej t'i shpëtonte zjarreve në veri të Portugalisë .
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike.
Efektet e ndryshimit të klimës në Evropë u theksuan në fillim të këtij muaji kur shkrirja e akullnajave shkaktoi një ortek që vrau 11 njerëz. Tani ekspertët në Itali paralajmërojnë se të çara të reja po hapen në majat alpine dhe se akulli po shkrihet edhe në malin më të lartë të Evropës Perëndimore, Mont Blanc.
SHBA, 27 vjeçarja transgjinore lë shtatzënë dy shoqet e qelisë
19 Korrik, 15:32
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

