Rrëzohet avioni afër Kavalas. Ishte nisur nga Serbia. Transportonte 12 tonë "materiale të rrezikshme"

Një avion transporti është rrëzuar pak pas orës 23:00 në zonën mes Antifilippou dhe Paleochori , ne Eleftheroupolis Kavala. Sipas informatave avioni ishte nisur nga Serbia drejt Jordanisë.
Nga burime pranë Shërbimit të Aviacionit Civil (CAA), u bë e ditur dhe konfirmuar se bëhet fjalë për një avion të tipit Antonov-12, i cili kryente një fluturim komercial (kargo) dhe se kishte një ekuipazh prej tetë personash.
Sipas ERT, mësohet se avioni mbante një ngarkesë me peshë totale 12 tonë “me materiale të rrezikshme”. Zjarrfikësit dhe autoritetet kanë shkuar në vendngjarje pasi ngarkesa e fluturimit është klasifikuar si e rrezikshme.
Sipas informacioneve të sigurta të CNN Greece, as zjarrfikësit dhe as piroteknianët nuk lejohen të afrohen më në zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm të ngarkesës.
Vetëm forca të specializuara dhe me kostume speciale të mbrojtjes kimike, lejohen të afrohen ndërsa mbetjet e avionit janë shpërndarë në një distancë prej 700 - 1000 metrash.

Një mesazh do u dërgohet banorëve të zonës që të sigurojnë hermetikisht dyert dhe dritaret dhe të mos përdorin kondicionerin, për të mos rënë në kontakt me grimcat e rrezikshme për shëndetin e tyre.

Dy zjarrfikëse janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavalës me probleme në frymëmarrje për shkak të tymrave të rrezikshëm.