VIDEO/ Pamjet e para nga avioni i rrëzuar afër Kavalas, Piloti kishte kërkuar ulje emergjente
Në rrjete sociale, Twitter janë publikuar pamjet e para të avionit të rrëzuar në Kavala. Dëshmitarët okularë regjistruan video që tregonin avionin në zjarr dhe shpërthimet që pasonin.
Avioni i tipit Antonov u rrëzua pak pas orës 23:00, të së shtunës, 16 korrik 2022, në Kavala të Greqisë dhe disa media informojnë se ishte nisur nga Serbia me destinacion Jordaninë. Informacionet e para flasin për një avion transporti me materiale ushtarak.
Flitet se në bord kanë qenë 8 persona, anëtarë të ekuipazhit.
Sipas raportimeve të mediave, avioni i mallrave një Antonov An-12 ishte në pronësi të një kompanie ukrainase
Piloti kishte kërkuar ulje emergjente për shkak të një problemi me motorin në aeroportin e afërt të Kavalës, por nuk kishte arritur të arrinte atje.
Televizioni shtetëror ERT foli me fshatarët të cilët thanë se avioni kishte qenë në flakë përpara se të rrëzohej.
ERT raportoi gjithashtu se avioni mbante tetë persona dhe se ngarkesa e tij “ishte e rrezikshme”. Policia po u kërkon gazetarët në vendngjarje të mbajnë maska, shtoi raporti.
Filippos Anastassiadis, kryebashkiaku i komunës së Paggaio, tha për Associated Press se ishte "rreth 300 metra nga vendi i përplasjes" dhe shtoi: "Ne po dëgjonim shpërthime deri pak minuta më parë".
❌❌NEW FOOTAGE OF PLANE CRASH IN #GREECE????????❌❌
— ????❌???????????????????????? ???????????????????????????????? ❌???? (@SimplyBreaking) July 16, 2022
↘️ #Ukranian cargo plane crash in #Kavala, #Greece. #Antonov lost an engine before crashing
↘️Unclear how many people were on-board and if the plane was carrying equipment
❌⚠️❌Developing Story!#news #breaking #MEM3032 pic.twitter.com/oHNuiO0lFD
#BREAKING | Ukrainian plane Antonov 12 crashed in Greece. pic.twitter.com/d5ikrGEvrs
— REALIST (@realistqx1) July 16, 2022
