"Një pluhur i bardhë i panjohur dhe gjymtyrë njerëzish", ja çfarë u gjet në vendin e rrëzimit të helikopterit në Greqi

Rrëzimi i avionit në kavalla të Greqisë po kthehet në një thriller të vërtetë.

Ekipet e para speciale të zjarrfikëses që iu afruan zonës raportojnë se situata në vendngjarje paraqitej e rrezikshme, me një pluhur të bardhë të panjohur dhe nxehtësi e madhe.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Rënia e avionit dhe shpërthimi që ndodhi rezultoi në shpërbërjen e plotë të avionit dhe në vendngjarje u shpërndanë copa metalike, pllaka, ingranazhe e gjymtyrë njerëzish të kapura nga pamjet me dron.

"Një pluhur i bardhë i panjohur dhe gjymtyrë

Të gjithë personat që ndodheshin në bord ishin të gjithë ukrainas dhe raportohet të kenë vdekur.

Por pyetja kryesore që lind është nëse substanca e bardhë, e cila është zbuluar, është toksike dhe e rrezikshme për banorët e zonës. Deri më tani matjet nuk kanë treguar diçka të tillë.

Në një konferencë për shtyp të dhënë nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ai foli për një avion të një kompanie private me interesa ukrainase, i cili mbante predha mortajash trajnuese të eksportuara nga një kompani private serbe me destinacion përfundimtar në Bangladesh.

Ministri serb i mbrojtjes tha gjithashtu se avioni i përkiste një kompanie ajrore ukrainase.

Për të zgjidhur misterin e pluhurit të bardhë, një kompani speciale e mbrojtjes bërthamore-kimike e ushtrisë, e cila përbëhet nga 14 persona, është nisur në vendngjarje, raportojnë mediat greke.

"Një pluhur i bardhë i panjohur dhe gjymtyrë