Nisma e qeverisë së Kosovës: Çdo familje, një anëtar të punësuar

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati , ka lançuar ditën e sotme(18 korrik) skemën “Qeveria për familjet”.

Përmes kësaj skeme, Murati bëri me dije se secili mbajtës i familjes në të cilën nuk është i punësuar asnjë anëtar do t’iu mundësohet punësimi në ndonjë nga kompanitë e sektorit privat apo edhe organizata joqeveritare.

Për të gjitha punësimet që do të bëhen, Qeveria e Kosovë do të subvencionojë kompanitë private me 70 për qind të pagës bruto.

Hekuran Murati: Kemi ndërmarrë masën qeveria për familjet e cila do të mundësojë që bizneset që janë interesuar të punësojnë dikë nga familjet që nuk kanë asnjë nga familjartë të punësuar ti mbështesim me 70 për qind të pagës bruto. Pra subvencionimi është deri në vjerën 300 euro. Një kompani nuk mund të punësojë më shumë se 30 për qind të stafit ekzistues nga kjo masë.

Punëkërkuesit duhet të jenë të moshës së punës 18 deri 64 vje. Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar dhe të rregjistrohen tek zyrat e punës si punëkërkues të papunë.

Murati ftoi  bizneset, të cilat kërkojnë punëtorë, të aplikojnë në Zyrat e Punësimit nëpër komunat e tyre.

Po ashtu, ai ka ftuar edhe punëkërkuesit të paraqiten me dokumentet e nevojshme te Zyrat e Punësimit.

Kjo nismë e qeverisë bëhet në kuadër të zbutjes së papunësisë në Kosovë që rezulton 25 për qind.