Propozimi francez, Varhelyi: Mirëpresim votën pro të Maqedonisë, mezi pres hapjen e negociatave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2022, 14:02
Komisioneri për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Oliver Varhelyi ka reaguar lidhur me votën pro të Maqedonisë për propozimin serb.
Oliver Varhelyi shkruan se e mirëpret vendimin duke i dhënë kështu qeverisë mandatin për konferencën e parë ndërqeveritare.
Varhelyi: Unë mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve të qëllimshme në Parlament duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të filluar konferencën e parë bazuar në propozimin e Francës. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë të martën ndërsa takohemi për konferencë në Bruksel. Maqedonia i përket BE-së.
