Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez, Von der Leyen: Urime, hapët rrugën e negociatave! Kim: BE më e fortë me Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Maqedoninë e Veriut që tashmë i hap rrugë integrimit evropian.

Ajo shprehet se kjo ishte një mundësi unike që u kap nga Maqedonia e  Veriut dhe se tashmë vendi duhet të vazhdojë rrugën drejt së ardhmes.

Von der Leyen: Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjithashtu ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në Twitter mbi miratimin në parlamentin maqedonas të propozimin francez.

Sipas saj BE tashme dhe me të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor do të jetë më  fortë dhe i begatë.

Yuri Kim: Një Bashkim Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të ndërtuar të tashmen dhe për të punuar për hapat e mëtejshëm.”