Bulqizë/ Kultivonte bimë narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar

Është arrestuar një 63 vjeçari në Bulqizë. Ai dyshohet se kultivonte bimë narkotike.

“Në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është Hajri Lika 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë”, njofton policia. 

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.