Merr flakë në ecje automjeti tip “Benz", në aksin rrugor Elbasan-Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2022, 20:07
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 të ditës së sotme (9 korrik)
Drejtuesi i mjetit është shtetasin me inicialet Xh.Sh.
Si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht. Sakaq raportohet se nuk ka dëme në njerëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.
Grupi hetimor po punon për dokumentimine plotë të rrethanave të ngjarjes .
