Kapet kamioni me 87 emigrantë, pranga dy shkupjanëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2022, 18:15
Policia maqedonase bllokoi mëngjesin e sotëm një kamion me 87 emigrantë nga Siria dhe Pakistani.
Mjeti u ndalua në autostradë, te kryqëzimi “Miravci".
Policët nga Bogorodica kanë arrestuar M.J. (43) nga Shkupi dhe A.A. (26) nga fshati Haraçinë, Shkup.
Gjatë kontrollit të automjetit të tyre “Iveko” me rimorkio, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.J., në të cilin pasagjer ishte edhe A.A, janë gjetur 87 persona migrantë.
Prej tyre, 45 nga Siria, 39 nga Pakistani, dy nga Kongo dhe një nga India.
M.J. dhe A.A. u shoqëruan në polici dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.
Ndërsa emigrantët pas kryerjes së procedurave u dërguan në qendrën pritëse-tranzitore.

